Ahmeti: shqiptarëve nuk ju duhen dhjetë parti, mjaftojnë vetëm dy

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë mbrëmjes së të hënës ka qëndruar në komunat e rajonit të Pollogut, në Zhelinë, Vrapçisht e Gostivar për të mbështetur kandidatët e BDI-së në balotazhin e së dielës, njofton Portalb.mk.

Sic njoftojnë nga partia,  Ahmeti, në tubimin e mbajtur në fshatin Negotinë mes tjerash ka komentuar edhe bashkimin e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.

“Me shumë kujdes i dëgjoj oponentët, partitë tjera. Unë nuk dua të bëj armiq! Çka thonë ata, çka ka të vërtetë tek ata? Vërtet, dua që skena politike ndër shqiptare të forcohet, të stabilizohet, sepse kur ke parti politike të organizuara mirë, të profilizuara, të etabluara, është dobi për njerëzit, po të thuash të pavërteta, lajme të rrejshme, gjithë ditën dhe të mendosh që fiton, kjo nuk është në rregull. Nuk jam për këtë, ama shqiptarëve nuk ju duhen dhjetë parti. Mjaftojnë vetëm dy që të korrigjojnë njëra – tjetrën. Kush është më i zoti, kush ka program më të mirë, le të fitojë e tjera ta korrigjojë!”- tha ai.

Ai tha se nuk fitohet vota duke thënë që “shqiptarët janë të diskriminuar”.

“Por nuk kështu, sepse shqiptari edhe shikon: një komb me dy universitete në këtë vend, nuk mund të jetë i margjinalizuar” tha ai.

Ahmeti ka folur me optimizëm se pas zgjedhjeve lokale Maqedonia dhe Greqia do t’ia dalin të zgjidhin kontestin  lidhur me emrin gjë që, tha ai, do të përshpejtojë integrimin euro-atlantik të vendit.

“Kjo nuk mund të bëhet vetëm me llafe, bëhet me punë, se llafet i merr era e veprat mbeten’- u shpreh Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button