Doganat e Maqedonisë konfiskojnë mallra, zbulojnë trafikime me njerëz dhe mashtrime doganore (FOTO)

Drejtoria e Doganave njofton se gjatë kësaj jave ka pasur një mashtrim doganor, përpjekje për hyrje ilegale të emigrantëve, pjesë për kafemat, kuleta, bizhuteri dhe falsifikime, njofton Portalb.mk.

  • Deviza

20.000 euro janë zbuluar nga ana e ekipeve mobile të doganës, gjatë kontrollit personal të një shtetasi grek, i cili duke udhëtuar me një automobil gjerman, është parritur për dalje nga shteti në pikën kufitare “Tabanov”. Në një torbë të vogël që vozitësi e ka mbajtur me vete, janë gjetur 30.000 euro, prej të cilëve sipas dispozitave ligjore, vozitësit i janë kthyer 10.000 euro, vlerë të cilën ka të drejtë ta bart jashtë shtetit, ndërkaq për shkeljen devizore është dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse.

Devizi,mobilna

  • Thika kuzhine dhe pjesë për kafemat

46 komplete të thikave për kuzhinë, janë zbuluar gjatë kontrollit të një veture italiane, me të cilin për hyrje në pikën kufitare “Mexhitlija”, janë paraqitur dy shtetas italian. Një pjesë e thikave të paparaqitura janë gjetur në bagazh të veturës, të mbuluara me mbuluese prej gumës, ndërkaq një pjesë në karriget e përparme. Thikat përkohësisht janë të mbajtur, ndërkaq kundër pronarit, udhëtar në veturë, është dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse.

Nozevi, Medzitlija

24 pllaka amë dhe 4 motorë për kafemate, janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti bullgar, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, të cilët janë paraqitur për të kaluar pikën kufitare “Deve Bair”. Prodhimet e paparaqitura, janë gjetur në shumë pjesë të veturës, ndërkaq kundër pronarit është dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse, transmeton Portalb.mk.

Delovi za kafemati, D.Bair

  • Mallra për të cilën dyshohet se i shkel të drejtat intelektuale të pronësisë

466 pjesë rroba (bluza etj.) me shenja të markave tregtare të mbrojtura, janë zbuluar gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Turqia, të cilat është dashur të mbërrijnë në Strumicë. Për shkak të dyshimit se prodhimet e shkelin të drejtën intelektuale të pronësisë, të njëjtat përkohësisht janë mbajtur dhe në pajtueshmëri me dispozitat ligjore do të niset procedurë për konfirmimin e origjinalitetit të tyre.

Paricnici,alki,Aerodrom SK

  • Mashtrim

Në Zyrën Doganore në Kavadar është zbuluar tentim për shmangie të detyrimeve për import me deklarim të rrejshëm të prejardhjes së mallit. Një importues nga Kavadari në maj të vitit 2017, me një deklaratë doganore ka paraqitur për importim të kontrollorëve solarë, invertorë dhe qeliza fotosensitive.

Për kontrollorët solar dhe invertorë, me deklaratë në fatura është deklaruar se janë me prejardhje nga Bashkimi Evropian, me qëllim të fitimit të statusit preferencial dhe zhdoganim, gjegjësisht me doganim 0%. Pas kontrollit fizik, zyrtarët doganor kanë dyshuar për deklarimin, pas së cilës faturat janë dërguar për kontroll shtesë deri te Administrata Doganore e Bullgarisë. Sipas përgjigjes, importuesi nuk ka dorëzuar dëshmi për prejardhje të mallit nga Evropa, Administrata  Doganore e Bullgarisë ka konstatuar se nuk mund të dëshmohet deklarata në faturat, gjegjësisht malli nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit me prejardhje preferenciale. Andaj Zyra Doganore e Kavadarit e obligon pronarin e mallit që të paguaj 22.000 denarë shtesë për detyrimet doganore, ndërkaq dhe ka dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse.

  • Emigrantë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganor në bashkëpunim me MPB-në kanë parandaluar trafikim me emigrantë, gjegjësisht hyrjen e 13 emigrantëve, përcjellë Portalb.mk.

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, për hyrje në shtet është paraqitur një kamion i zbrazët bullgar, i cili është drejtuar nga një shtetas grek, i cili është selektuar për kontroll detal, pasi që zyrtarët doganor kanë vërejtur se rimorkio e kamionit është regjistruar disa ditë më parë. Gjatë kontrollit, në pjesën e parë të rimorkios, nën ceradën, janë parë mbajtës vertikal të metaltë, të të cilët nga pjesa e brendshme nuk dukeshin. Kur është larguar cerada, është zbuluar hapësirë speciale e koonstruuar  në të cilën janë gjetur emigrantët ilegal, të gjithë të gjinisë mashkullore, të cilët nuk kanë pasur dokumente për identifikim.

Personat dhe automjeti u janë dorëzuar zyrtarëve policor për procedurë të mëtutjeshme.

Ilegalci, Bogorodica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button