Shekerinska: Sistem bashkëkohor për shpëtimin e ushtarëve në fushëbetejë

Sistemi për transferimin të informacioneve fiziologjike vitale do të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë në fushëbetejë  dhe do ta rrisë numrin e jetëve të shpëtuara, tha sot ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska në punëtorinë të projektit të NATO-s SIARS për zhvillim  të sistemit bashkëkohor të informacionit mjekësor.

Qëllimi është fisnik, tha ajo, ndërsa ata të cilët  rrezikojnë jetën për sigurinë tonë, meritojnë të angazhohemi që të bëjmë gjithçka për ta zvogëluar rrezikun sa më shumë që është  e mundur. “Metoda është bashkëkohore, zhvillimi i teknologjisë shpesh kontribuon që kërcënimet tona të bëhen më komplekse më të sofistikuara, por në këtë rast teknologjitë moderne janë në shërbim të përparimit të kapaciteteve të sigurisë sonë.  Transferim i shpejtë dhe efektiv të informacioneve vitale në situata krize është kyç për t’u ballafaquar me problemin, sepse kur bëhet fjalë për jetë apo vdekje çdo sekondë është vendimtare. Sistemi i informacionit i cili mund të informojë ekipin mjekësor është i vlershëm për lëvdimi dhe mbështetje, ndërsa mbrojtja e Maqedonisë ka nevojë për inovacione”, theksoi Shekerinska. Sipas ministres, shkëmbimi i përvojave dhe teknologjive është ajo që i bën organizatat më rezistente ndaj sfidave globale. Kjo, shtoi ajo, janë prioritetet kyçe edhe për NATO-n dhe për Maqedoninë. “Përpjekjet e përbashkëta për inovacione japin rezultate më të mira, ndërsa  me projektet e këtilla dërgohet mesazh se shteti ka fokus për perspektivë të përbashkët”, tha Shekerinska. Ambasadorja kroate në Maqedoni Daniela Barishiq e përshëndeti vendosmërinë e Qeverisë së re në Maqedoni për, siç tha,  zbatimi i reformave dhe realizimi i qëllimit strategjik, integrimi në BE dhe NATO.

“Ne do të ndihmojmë Maqedonisë në këtë proces, sepse kjo është mirë për vendin, rajonin dhe NATO-n, por edhe për Bashkimin Evropian. Kur flasin për NATO-n, njerëzit më së shpeshti e lidhin atë me ushtrinë dhe këto projekte tregojnë se NATO-ja është shumë më tepër nga ajo – shkencë, hulumtim, vlera demokratike, sundimin e ligjit”, tha Barishiq.

Sipas ambasadorit të Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, kjo punëtori është shembull i mirë se si Maqedonia mund të kontribuojë në NATO, por edhe në kuptimin e frymës së Aleancës.

“Bashkëpunimi midis qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit akademik po jep rezultate, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia japin mbështetje pa rezervë për pranimin e Maqedonisë në Aleancë. NATO nuk është vetëm një organizatë ushtarake, ka më shumë se 350 komitete të ndryshme që punojnë në fushën e shkencës, mjekësisë, arsimit, biznesit dhe kjo punëtori është pjesë e këtyre aktiviteteve”, tha Jasbec.

SIARS është sistem i cili përmes sensorëve për matjen e parametrave vitale të çdo ushtari nëpërmjet një algoritmi të veçantë e llogarit shkallën e rrezikut të shëndetit dhe e klasifikon gjendjen e çdo personi të pajisur me këtë sensor. Të dhënat gjithashtu transmetohen drejtpërdrejt në qendrën operative taktike, e cila është e njohur drejtpërdrejt me gjendjen e ushtarëve. Ky sistem dukshëm do të ndikojë në përmirësimin e mundësive për t’i shpëtuar ushtarët në fushëbetejë, ndërsa ai do të ndihmojë në planifikimin e evakuimit përkatës dhe minimizim të rreziqeve, transportit dhe kujdes mjekësor më pas. Projekti është i financuar nga programi i NATO-s “Shkencë për paqe dhe siguri,” ndërsa pjesëmarrës janë Akademisë Ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski nga Shkupi, Fakulteti i Eletroteknikës të Universitetit nga Lubjana, Slloveni, Fakulteti për Mjekësi nga Universiteti i Lubjanës – Slloveni, Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi “nga Shkupi, Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button