Ivanov-Tusk: nevojitet mesazh pozitiv për zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë në BE

Presidenti Gjorge Ivanov, sot në Bruksel realizoi takim me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Donald Tusk, në të cilin kërkoi impuls të ri dhe dërgimin e mesazhit pozitiv në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në deklaratën e tij pas takimit, presidenti Ivanov konfirmoi se në fokus të takimit me Tuskun ka qenë e ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe gjithë asaj që e bën vendi që përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave, por edhe gjendja në rajon dhe në BE, si dhe çështja me krizën e emigrantëve që e tronditi kontinentin.

“Tusk deshi të dëgjojë prej nesh për pikëpamjet tona për gjendjet edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi. Biseduam edhe për krizën e emigrantëve dhe të gjithë atë që si përvojë e fituam prej vitit 2015, gjegjësisht çfarë janë trendet e reja, çfarë po ndodh në rrethim dhe ngjashëm. U hapën temat për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, gjendjen në rajon dhe krizën e emigrantëve, por edhe për brengosjen tonë për gjendjet në BE, gjegjësisht se çfarë po ndodh kohën e fundit në BE, siç është rasti me Bregzitin, ngjarjet në Katalonjë dhe lëvizjen e cila ekziston në BE për marrjen e të drejtave më të mëdha në nivel lokal”, theksoi presidenti i Maqedonisë në deklaratën e tij për MIA-n pas takimit.

I pyetur nëse BE, por edhe Maqedonia, pret valë të re emigrantësh përmes rutës së Ballkanit Perëndimor, në të cilën ndodhet edhe shteti i Maqedonisë, presidenti Ivanov theksoi se druajtja tek ne ka qenë në vitin 2015, kur vendi nuk ishte i gatshëm dhe nuk patëm përvojë dhe njohuri për atë që ndodhte.

Sipas shefit të shtetit të Maqedonisë, tani në Evropë po hapen ruta të reja, dhe numri më i madh i emigrantëve po shkojnë përmes rrugës tokësore, përmes Bullgarisë në Rumani, ndërsa që atje drejt Hungarisë dhe deri në Gjermani.

Lidhur me informacionin se vendet e të ashtuquajturit “Grupi i Vishegradit”, të cilat janë edhe vende-anëtare të BE-së, nuk do të pranojnë emigrantë për qëndrim më të gjatë, ndërsa Brukseli kërkon alternativa nëse është e mundur të bëhet përpjekje prej Unionit të vendos për qëndrim më të gjatë emigrantë edhe në Maqedoni, Gjorge Ivanov përkujtoi se bë vend në vitin 2015 dhe në vitin 2016 ka dalë me qëndrim se ka kapacitet vetëm për pranimin e 2.000 refugjatëve edhe atë tranzit, prandaj këto kapacitete janë vendosur vetëm në hyrje dhe në dalje.

“Kapaciteti ynë është vetëm për tranzit, por, megjithatë, tani varet prej Qeverisë së re të Maqedonisë se si do të vendos”, thotë Ivanov.

Ivanov vlerëson se një pjesë e madhe e emigrantëve të cilët nuk kanë mundësi të fitojnë azil duhet të dërgohen diku dhe një pjesë e madhe e tyre janë të domosdoshëm në vendet evropiane, nëse është e ditur se te disa prej tyre ka nevojë për fuqi punëtore.

Gjatë ditës së nesërme, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Belgjikë, njeriu i parë i shtetit të Maqedonisë do të marrë pjesë në forumin Kran Montana në Bruksel në të cilin do të ketë fjalim, ndërsa është paraparë edhe takim me Didie Rejnders, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button