Ngecjet në Planin 3-6-9 Sekretariati Evropian i arsyeton me zgjedhjet lokale

Plani 3-6-9, edhe pas më shumë se 4 muaj nisje të punimeve për realizim të aktiviteteve për tremujorin e parë ende nuk ka dalë me raport se sa prej tyre janë realizuar edhe pse më 9 tetor u tha se 15 masa janë në realizim e sipër kurse nga Sekretariati për Çështje Evropiane për Portalb.mk bënë të ditur se nuk kanë publikuar as aktivitetet konkrete të cilat duhet të realizohen në 6-mujorin e dytë të këtij Plani

Nga ky Sekretariat thanë se mospublikimi i raportit të realizimit të 3-mujorit të planit 3-6-9 deri më sot dhe mos publikimi i aktiviteteve që parashihen në 6-mujorin e dytë ndodh si pasojë e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Raporti i realizimit të aktiviteteve të parapara në 3-mujorin e Planit 3-6-9 ka qenë në plan të publikohet pas zgjedhjeve lokale, meqë në shumicën e komunave kemi balotazh i cili do të mbahet më 29 tetor edhe raporti për aktivitetet të realizuara në 3-mujorin e parë do të publikohen pas 29 tetorit. Sa i përket aktiviteteve që parashihen në 6-mujor ende nuk kemi përfunduar me ata, sapo të përfundojmë do t’i publikojmë”, njoftuan për Portalb.mk, nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Përndryshe, me takimin e Grupit ministror, që kryesoi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të cilin u shqyrtuan aktivitetet për reformat në Planin 3-6-9 në më shumë fusha me kompetencë të Qeverisë, në ministri të ndara dhe në agjenci dhe institucione të tjera qeveritare, të ndërlidhura me procesin për integrim euroatlantik të Maqedonisë. Grupi i punës ishte informuar se në vijim është realizimi edhe të 15 masave, prej të cilave një pjesë më e madhe nuk janë në kompetencë të Qeverisë. Implementimi i këtyre masave do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, me atë masat e parapara në tre muajt e parë, do të realizohen tërësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button