MASH: Po ndërmerren masa për rikonstruimin e shkollës fillore “11 Tetori”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e informon opinionin se po ndërmerren masa për rikonstruimin e shkollës fillore “11 Tetori” që është djegur në fshatin Novo Sellë në Komunën e Bogovinjës, njofton Portalb.mk.

“Dy ditët e kaluara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës që të gjindet zgjidhje më përkatëse për zhvillimin e procesit arsimor, ku janë krijuar kushte për ndjekjen e mësimit, nxënësit vazhduan ta ndjekin mësimin në bashkësinë lokale të fshatit dhe në hapësirat e ambulantes rajonale.

Njëkohësisht disa ekspert nga Reparti i investimeve kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot kanë kryer kontroll në objektin e shkollës së djegur dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat për përpunimin e dokumentacionit për ndërtimin e objektit shkollor në pajtim me standardet ligjore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Ndryshe, me 22 tetor shkollën fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë 2 e kaploi zjarri  gjatë pasdites,  ku e dogji shkollën në tërësi duke shkaktuar dëme të shumta, poashtu u dogj një makinë që ishte parkuar në afërsi të objektit shkollor, por nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button