Fillon me detyrë ministri i parë në botë i Inteligjencës Artificiale

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) formuan një dikaster të ri në kabinetin qeveritar, në krye të të cilit emëruan një ministër “përgjegjës për inteligjencën artificiale”, njofton Koha.net.

Sipas postimit të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ndihmëspresidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëkohësisht edhe Emiri i Dubait, Sheik Muhammed bin Rashid Al-Maktum, njoftoi se ka emëruar 27-vjeçarin Omar bin Sultan Al-Olama si ministër të parë të EBA të Inteligjencës Artificiale.

Në mesin e detyrave të ministrit 27-vjeçar, i cili më herë ndodhej në detyrën e “drejtorit përgjegjës për të ardhmen” në Kryeministri, do të jenë edhe monitorimi nga afër i zhvillimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale, fushat e përdorimit të saj dhe siguria e kësaj teknologjie.

Emiratet e Bashkuara Arabe më herët publikuan edhe strategjinë e tyre të inteligjencës artificiale deri në vitin 2031.

Ky vend, i cili krahas vizionit të ri dhe inteligjencës artificiale, në strategjinë e saj ka përfshirë edhe çështjet si robotët, makinat autonome (pa pilot), dronët dhe kolonizimin e Marsit, synon që deri në vitin 2021 të digjitalizoj të gjitha veprimet që kryhen me letra, deri në vitin 2030 ta automatizoj 25% të rrjetit të transportit në Emirat me makina autonome, deri në vitin 2050 të prodhoj 75% të energjisë nga burimet e pastra dhe madje deri në vitin 2117 ta kolonizoj Marsin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button