Shqipëri, Italia dhe Rusia janë në krye të listës për shkëmbime tregtare

Shtohet shkëmbimi i mallrave me Italinë, Rusinë dhe Turqinë përmes portit detar të Durrësit, njofton Top Channel.

 Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, ky port ka shkëmbyer më shumë se 2.1 milionë tonë mallra, gjithësej me 63 porte të ndryshme, nga ato të vendeve të Mesdheut deri në ato në SHBA, Kinë apo Brazil.

Italia dhe Rusia zenë dy vendet e para, përkatësisht me nga 21% të volumit të përgjithshëm të mallrave të transportuara me anije nëpërmjet portit, të ndjekura nga Turqia me 14% të shkëmbimeve.

Më pas renditen Malta me 7%, Greqia me 6%, Kina dhe Egjipti me nga 5% secila e më tej Spanja, Gjermania, SHBA dhe Turkmenistani.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në port mësohet se anijet që janë nisur nga Durrësi apo që kanë mbërritur në portin më të madh të vendit kanë shkarkuar ose ngarkuar mallra të ndryshme në 63 portet e 20 vendeve të ndryshme të botës, ku kryesojnë Turqia me 16 porte dhe Italia me 12 porte.

Aktualisht në portin më të madh të vendit po përpunohen 3 anije tregtare me urë, çimento dhe tuba plastikë, ndërsa pritet të futen në kalata 6 anije të tjera, kryesisht me grurë, çimento dhe nikel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button