Tusk: BE duhet të jetë e gatshme për të gjitha skenaret në negociatat për Bregzitin

Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm për çdo zhvillim të negociatave për largimin e Britanisë së Madhe – për arritje  të marrëveshjes apo për mossukses të largimit.

Këtë e deklaroi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk përpara Parlamentit Evropian.

“Pa dallim në atë se çfarë do të ndodhë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, theksoi ai dhe shtoi se rezultati varet nga Londra.

Tusk bëri të ditur në shkurt të vitit të ardhshëm do të thërrasë Këshillin Evropian të jashtëzakonshëm kushtuar zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian në vitin 2019. Sipas tij, është më mirë nëse Britania e Madhe largohet, numri i eurodeputetëve do të jetë më i ulët nga i tanishmi. Ai e përshkroi këtë qasje si pragmatike, logjike dhe të pritur nga opinioni.

Kryetari i Këshillit Evropian ka shprehur pritje deri në mes të vitit të ardhshëm në BE të arrihet pajtueshmëri për përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve të filtruar të paligjshëm, si dhe për Marrëveshjen e Dublinit.

Kryetari  i KE Zhan Kloid Junker  deklaroi se Komisioni nuk negocion armiqësisht me Londrën dhe synon të arrijë marrëveshje korrekte.

“Nuk duam që mos të arrijmë marrëveshje me Britaninë e Madhe”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button