Mukoski: Nuk jam i ftuar që sot të paraqitem në Prokurori

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski i cili sot duhej të jepte llogari në Prokurorinë Publike për hapjen e dyerve të Kuvendit të Maqedonisë, më 27 prill, për “Makfax” ka mohuar se është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për spekulime. Nuk mund të thirrem në diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski.

Nga Prokuroria Publike nuk bënë të ditur se në sa ora është caktuar koha e marrjes në pyetje të “derëhapurve”, deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski.

Nga video-incizimet e siguruara të cilat u publikuan në opinion, shihet se që të dy deputetët opozitarë janë ndër ata që gjenden në korridorin e hyrjes kryesore të ndërtesës parlamentare duke iu mundësuar protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët” që të hyjnë brenda.

Gjithashtu mund të shihet se si edhe deputetë tjerë të VMRO-DPMNE-së, të cilët sipas informatave jozyrtare i kanë orientuar dhunuesit se nga të shkojnë. Ndër ata është dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-s, Johan Tarçullovski.

Pritet që ditëve në vijim në Prokurori të paraqiten edhe deputetët tjerë për “të enjten e përgjakshme”.

Për terrorin e 27 prillit tashmë janë sjellë dy aktgjykime, njëri në maj e kurse i dyti, me katër vjet burg, u miratua para dhjetë ditëve ndaj sulmuesit të Radmilla Shekerinskës. Në paraburgim janë edhe sulmuesit e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button