Çështja e emrit të Maqedonisë, SHVL UÇK rithekson propozimin e saj

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sot ka dalë me reagim në lidhje me riaktualizimin e çështjes së emrit të Maqedonisë. Sipas tyre, në zgjidhjen e kësaj çështje duhet të përfshihen edhe shqiptarët, ndërkaq ata kanë dhënë propozimin se si do të duhej të quhet Maqedonia, njofton Portalb.mk.

“Jo zgjidhje të njëanshme të emrit të Maqedonisë. Disa herë faktorët e jashtëm aktualizojnë çështjen  e emrit adekuat të IRJM – Maqedonisë. Nimic është i caktuar zyrtar. Ai nuk mundi, apo u pengua që të vijë te qëllimi i duhur. Megjithatë, ai vazhdon. I jemi mirënjohës. Në këtë përpjekje, asnjëherë nuk u mor në konsideratë faktori autokton shqiptar. Pa këtë nuk mund të ketë zgjidhje reale afatgjate. Dekadën e fundit ne kemi dhënë idenë kulmore dhe ai është emri “Iliro-Maqedonia e Veriut”. Jemi të vendosur”, thonë nga SHVL UÇK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button