Shqiperi, helmohen 6 nxënës pasi kanë blerë byrekë tek shitësi ambulant

Gjashtë nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar byrek tek një shitës ambulant. Ngjarja ka ndodhur në Kutalli të Urës Vajgurore, dhe për shitësin ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, njofton Top Channel.

 Njoftimi zyrtar i policisë së Beratit bën të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për B. S., 60 vjeç nga Kutallia pasi ditën e djeshme ai ka shitur byrek në shkollën e fshatit. Nga konsumimi i tyre disa nxënës kanë patur probleme shëndetësore dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në shtëpi.

Ndaj 60-vjeçarit rëndon akuza e veprës penale “Helmimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button