Dënohet Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore, shkruan Kallxo.com.

Vendimi për dënimin është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bazuar në ankesën e BIRN dhe Internews Kosova.

Sipas vendimit të PZAP-it Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në  profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2017-ës është shoqëruar me shumë shkelje të kodit të zgjedhjeve nga ana  e partive politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button