Yee: Vendet që dëshirojnë në BE të mos balancojnë në mes të dy palëve

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, thotë se vendet që dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet këtë ta tregojnë qartazi, e jo të balancojnë ndërmjet dy palëve. Ai tha dje në Beograd se Shtetet e Bashkuara janë partner i Serbisë në rrugën kah Bashkimi Evropian, përcjell REL.

“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet ta tregojnë qartaz këtë vendim”, tha Hoyt Brian Yee, gjatë një takimi ekonomik në Beograd, dhe ka shtuar se “nuk mund të uleni në dy karrige, veçanërisht nëse ato janë shumë larg”, njëra tjetrës.

Mëtutje ai ka theksuar se Serbia ka shumë miq dhe mbështetje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur kemi të bëjmë me integrimet evropiane.

I pyetur se a do ta ndihmojnë Shtetet e Bashkuara dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se shteti i tij është i përfshirë prej fillimit dhe nuk është fshehtësi se merr pjesë në këtë proces, i cili udhëhiqet nga BE-ja, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button