Rama: Në maj përfundon rruga turistike për në Velipojë

Në maj të vitit të ardhshëm do të përfundojë rruga turistike për në Velipojë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se pas 27 vitesh do të përfundojë në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Rruga Shkodër-Velipojë, tejet e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit turistik i është nënshtruar projektit për rikonstruksionin e saj, falë programit të “Rilindjes Urbane”. Rruga ka tre lote dhe paralelisht punimet po zhvillohen në të 3 lotet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button