SHBA u ndaloi diplomatëve rusë të hyjnë në konsullatën në San Francisko

Autoritetet amerikanë nuk u kanë lejuar diplomatëve rusë të hyjnë në ndërtesën e konsullatës së përgjithshme në San Francisko dhe të marrin arkivin, kumtoi Ambasada ruse në SHBA në faqen e saj të internetit.

“Autoritetet e SHBA-së nuk na lejuan të hyjnë në ndërtesën e Konsullatës së përgjithshme të Rusisë në San Francisko, e cila me vendimin e tyre është mbyllur më 2 shtator të këtij viti, që ta nxjerrim arkivin konsullor. Në vend të kësaj, ata vetë e kanë paketuar dhe e kanë zhvendosur në Uashington”, theksohet në kumtesën e Ambasadës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button