A do të burgosej Thaçi në Serbi

Një ditë para betimit e dekretimit të gjykatësve e prokurorëve serbë për të punuar në Gjyqësorin e Kosovës të paralajmëruar për të martën, medie serbe janë përkujdesur për të publikuar, sërish, tekstin e aktgjykimit ndaj kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, shpallur në mungesë në vitin 1997 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë e cila atëherë vepronte nën juridiksionin e Serbisë, përjell Koha.net.

Me këtë aktvendim Thaçi ishte dënuar me 10 vjet burgim, për siç thuhej, terrorizëm e më pas kundër tij janë ngritur edhe aktakuza të tjera, ndërsa në vitin 2002 Serbia kishte shpallur edhe fletë arrestin ndërkombëtar me dyshimin se ai kishte kryer gjenocid, transmeton Koha.net shkrimin e portalit nga Beogradi srpski telegraf.

Siç ishte shkruar në fletë arrestin, përcjell ky portal, MPB e Serbisë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, “ndjek terroristin, Hashim Thaçin, të quajtur “Gjarpri” lindur në Brojë nga babai Haxhi”.

Image

Theksohet se Thaçi është pjesëtar i “bandave terroriste separatiste shqiptare dhe komandant i të ashtuquajturës Drejtori politike e Shtabit kryesor të UÇK-së”.

Në fletë arrest shkruan se ai “ka marrë pjesë disa herë në sulmet terroriste ndaj pjesëtarëve të policisë në Gllogovc për ç’shkak nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë në korrikun e vitit 1997 është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Thaçi, sipas thënieve të aktakuzës kohë pas kohe lëviz nga nëpër Austri e Zvicër, ndërsa në territorin e Kosovës vjen përmes kalimeve ilegale me Shqipërinë.

Në fletë arrest qëndron ftesa për qytetarët që nëse e njohin, ta paraqesin në stacionin më të afërt të policisë. Aty është edhe vërejtja se ai lëviz i armatosur dhe se është i gatshëm të përdorë armën e zjarrit.

Duke u bazuar në këtë fletë arrest, ky portal shkruan se sikur Hashim Thaçi të shkojë në Serbi, ai me siguri do të arrestohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button