Mbretëresha mban para me vete vetëm një herë në javë, ja pse

Sasia në dispozicion është e ndryshme, por Mbretëresha Elizabetë duket se nuk e vë re: sovrania zakonisht nuk mban me vete të holla, përveç një dite në javë. The Independent dhe të tjera gazeta angleze raportuan kuriozitetin, duke shpjeguar pse ndodh një praktikë e tillë, shkruan Bota.al. Mbretëresha Elizabeta mban para me vete vetëm të dielën, për të bërë donacione në kishë.

Një takim në të cilin, sipas burimeve të ndryshme mbretërore, Mbretëresha nuk mungon asnjëherë. Por sa do të ishte donacioni? Elizabeta II nuk lë më shumë se 5 paund, më e shumta 10.

Ndër sendet e tjera që sovrania sjell me vete në daljet e saj, sipas The Sun, nuk mungon asnjëherë një gjethe mente, një stilolaps dhe një i kuq buzësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button