DPHM: Në Ohër 15 litra shtresë ujore nga reshjet e shiut

 Më së shumti reshje të shiut në nëntë orët e kaluara kanë rënë në Ohër, ku janë matur 15 litra në metër katror, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike në raportin e orës 17:30.

Në Prilep kanë rënë 13 litra, në Llazaropole nëntë, në Topollçan tetë, në Mavrovë dhe Shtip shtatë, në Gjevgjeli gjashtë, ndërsa në Strumicë dhe Shkup-“Zajçev Rid” katërlitra në metër katror. Në Shkup-Petrovec, Kriva pallankë dhe Tetovë kanë rënë tre litra, ndërsa në Pretor dhe Pozharan dy litra në metër katror.

Siç informoi DPHM, mot sotështë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite vende-vende reshjet ishin më të rrëmbyeshme, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe erë të prëforcuar. Fryu erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi jugor, e cila në Shtip arriti shpejtësi mbi 60, ndërsa në Pellagoni mbi 70 kilometra në orë.

Deri në fund të ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, lokalisht dhe të shoqëruara me bubullima. Era do ta ndryshojë drejtimin në atë verior, ndërsa njëkohësisht do ta përforcojë intensitetin. Për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, gjatë natës në male reshjet do të kalojnë në borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button