Nesër disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Prej orës 8:30 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mihail Çavkov” nr 1,3,5,7 dhe 11 në komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga nënrrugët  e rrugës “Sava Kovaçeviq” me numër 2, 8,10,12, 32, 34 dhe disa rrugë të tjera anësore në rrugën e njëjtë në komunën e Kisella Vodës.

Pa furnizim me energji elektrike prej orës 8:45 deri në orën 16 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Orashe, shtëpitë e fundjavës Vele pole. Kuçkova, Matka, Kondova, Graçani, Bojana, Kopanica, Radusha, Svillarja e Epërme, Svillarja e Poshtme dhe Raçja në komunën e Sarajit.

Prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga barakat në lagjen stundetore Autokomandë dhe nga rrugët “Trifun Haxhijanev” dhe “Jani Lukrovski” , komuna e Gazi Babës, prej orës 9 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Pariska” dhe “Prashka” në komën e Karposhit.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Salvador Alende”, komuna Qendër, ndërsa prej orës 8:55 deri në orën 15 shfrytëzuesit e rrugëve “Bajram Shabani”, “Arhimedova”, “Mendeleva”, një pjesë e rrugës “Ordan Çopela”, barakat e komunës Gazi Babë, “Avram Pisevski” dhe “Vergino” në komunën e Çairit dhe Gazi Babë.

Siç informon QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak intervenimeve të caktuara teknike në rrjetin elektronik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button