Zhytësi anglez notoi tre orë për të shpëtuar nga peshkaqeni

Zhytësi anglez i cili ishte duke peshkuar me fuzhnjë në Australi ka notuar tre orë për të shpëtuar nga peshkaqeni i cili e ndiqte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, 34 vjeçari Joh Craig i cili ishte duke peshkuar me fuzhnjë në Gjirin e Peshkaqenëve, 800 kilometra në veri të qytetit Perth, kur doli mbi sipërfaqen e ujit nuk arriti ta shohë anijen ku ndodhej një mik i tij.

Craig përderisa ishte duke kërkuar ndihmë përreth, vërejti se po i afrohej një peshkaqen dhe menjëher nisi të notojë drejt bregdetit.

Ai notoi të paktën 7.5 kilometra për tre orë deri në Parkun Kombëtar “Francois Perron” ndërsa thotë se në 15 minutat e para ishte ndjekur nga një peshkaqen “kurreshtar”.

Pasi mbërriti në breg, Craig ka ecur deri në fushën e kampit për të gjetur dikë për ta ndihmuar.

Ai bëri të ditur se pas gjysëm ore një avion e kishte vërejtur atë.

“Isha i tmerruar. Mendova se do të jem ushqim i një peshkaqeni në një vend të panjohur”, thotë Craig, një zhytës me përvojë. Ai para dy vitesh është vendosur në Australi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button