fbpx

Paris, 12 qytete nënshkruan marrëveshje lidhur me ndotjen e ajrit

Kryebashkiakët e 12 qyteteve kryesore botërore nënshkruan një deklaratë të përbashkët me anë të të cilës u zotuan për blerjen e vetëm të autobusëve që i përmbushin standardet e emetimeve zero nga viti 2025, si dhe se do të bëjnë fusha të lira të mëdha nga emetimet e karburanteve fosile deri në vitin 2030, raporton Anadolu Agency (AA).

C40 është një rrjet i mega-qyteteve botërore të angazhuar për të trajtuar ndryshimet klimatike. Në takimin dy-ditor të mbajtur në Paris mes qyteteve C40, kryetarët e bashkisë së qytetit Londër, Paris, Los Angeles, Cape Town, Kopenhagen, Barcelonë, Quiote, Vancouver, Mexico City, Milano, Seattle dhe Auckland, nënshktuar deklaratën C40 Fosile-Fuel-Free.

Sipas deklaratës, qëllimi përfundimtar i kryebashkiakëve të qyteteve nuk është vetëm kufizimi i ndotjes së ajrit dhe ngrohtjes globale, por zbatimi i Marrëveshjes klimatike të Parisit të vitit 2015 për të frenuar emetimet e gazrave me efekt serrë.

“Për të përmbushur këtë angazhim, ne do të tranformojmë qytetet tona përmes politikave të planifikimit miqësor ndaj njerëzve, rritjes së shkallës së ecjes, çiklizmit, përdorimit të transportit publik, që është i arritshëm për të gjithë qytetarët, zvogëlimin e numrit të automjeteve ndotëse në rrugët tona dhe tranzicion larg nga automjetet që punojnë me lëndët djegëse fosile”, ranë dakord krybashkiakët e 12 mega-qyteteve.

Kryebashkiaku i Los Angeles-it, Eric Garcetti, kritikoi edhe synimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të tërhequr SHBA-të nga Marrëveshja për Ndryshimet Klimatike në Paris. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media, ku secili kryebashkiak komentoi për qytetin e tij, Garcetti tha se, “Ndryshimi global i klimës nuk është vetëm i vërtetë, ai ka një efekt. Nuk është çështje e politikës, por çështje jetese”.

Duke iu refereuar marrëveshjes klimatike të vitit 2015 në Paris, ai tha: “Kur Trump u tërhoq, 382 qytete amerikane u angazhuar për rritjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit”.

Më 12 dhjetor të vitit 2015 u arrit marrëveshja e Parisit për Klimën. Kjo ishte marrëveshjen e parë detyruese dhe universale ligjërisht mbi ndryshimet klimatike në më shumë se 20 vite të negociatave të OKB-së.

Megjithatë, administrata amerikane në gusht lëshoi njoftimin e saj të parë me shkrim në OKB se synon të tërhiqet nga marrëveshja.

Trump pretendoi se marrëveshja “dënoi” SHBA-të dhe do të kushtonte miliona vende pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button