MPB demanton se po përgjohen anëtarë të kryesisë së një partie politike

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) demanton se po përgjihen anëtarë të kryesisë së ndonjë partie politike.

“Kjo nuk është e saktë. MPB i hedhë poshtë  si të pavërteta të plota thëniet e paraqitura në opimion nga një parti politike. Koha e keqpërdorimeve të MPB-së për qëllime partiake ka përfunduar me ndërrimin e pushtetit. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndjekja e komunikimeve zhvillohet kryesisht në pajtim me procedurën e caktuar në aktet ekzistuese ligjore dhe nënligjore”, thekson MPB në demant.

Ministria përmend se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekzistojnë dy komisione mbikëqyrëse, funksioni i të cilave është kryerja e mbikëqyrjes ndaj punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim dhe ndaj zbatimit të masave të posaçme hetimore dhe ata, thekson MPB, në çdo moment mund të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll ndaj zbatimit të këtyre masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button