Mbretëresha e Jordanisë bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare në Mianmar

Mbretëresha e Jordanisë thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë për t’i dhënë fund vuajtjeve të qindra mijëra myslimanëve Rohingya që kanë ikur në Bangladesh për t’i shpëtuar persekutimit nga autoritetet e Myanmarit, transmeton REL. 

Mbretëresha Rania, e cila vizitoi një kamp Rohingya në lagjen Cox në Bangladesh, foli për “rritjen e dhunës ” kundër Rohingya dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë.

Mbretëresha tha në një deklaratë se “duhet të pyesim, pse po shpërfillet kjo pakicë myslimane? Pse kjo lejohet ky persekutim sistematik për një kohë të gjatë?”

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë nevojë për më shumë ndihmë për të trajtuar krizën.

Që nga 25 gushti, më shumë se 600,000 Rohingya kanë ikur në Bangladeshnë shenjë proteste për t’i dhënë fund dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button