Turqia kërkon që Gjermania të ekstradojë 81 “gylenistë”

 Turqia deri më tani ka kërkuar nga Gjermania të ekstradojë 81 shtetas turq, të cilët dyshohen për lidhshmëri me grusht shtetin e pasuksesshëm në vitin 2016.

Partia majtiste gjermane Linke kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të kumtojë se sa shtetas turq, të cilët ndodhen apo jetojnë në Gjermani, janë në listën e personave të kërkuar, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA.

Këta persona janë të dyshuar për lidhshmëri me Fetullah Gylenin, imamin turk dhe prijës i rrjetit global të kompanive dhe shkollave, i cili konsiderohet organizator i grusht shtetit. Në këtë listë, megjithatë, nuk ndodhen aktivistët kurdë në Gjermani, të cilët Turqia i kërkon në baza të tjera, për lidhshmëri me aktivitete terroriste.

Para një viti, minsitri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu deklaroi se ky numër mund të arrijë 4.000 persona.

“Edhe krahas të gjitha presioneve nga ana e Turqisë, Qeveria gjermane duhet t’i refuzojë këto kërkesa për ekstradim”, deklaroi Aleksandar Noj, deputet nga partia Linke, i cili kërkoi që Gjermania t’i bëjë presion Turqisë të lirojë rreth dhjetë shtetas gjermanë të cilët janë akuzuar dhe arrestuar për terrorizëm.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kohë më parë kërkoi ulje të ndihmës financiare evropiane për Turqinë për shkak të gjendjes politike në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button