Kur telat e sytjenave ju bien: Truku i thjeshtë që shpëton sytjenat tuaja!

Ruani sytjenat dhe mos i hidhni, kurseni dhimbjen dhe parehatinë…

Shumica e sytjenave sot kanë më shumë përbërje të hekurit nën shportat, që të sigurojnë mbështetje shtesë në gjoks.

Por, jo rrallë ndodhë që këto tela të dalin nga pëlhura, të ju shpojnë dhe të ju japin ndjenjë të pakëndshme, madje edhe të dhimbshme, përcjell Femra.net.

Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje e qartë për këtë problem! Ju nuk keni nevojë të hidhni sytjenat që iu ka dëmtuar teli, por mund ta rregulloni me një zgjidhje shumë të thjeshtë – në vendin ku teli është prishur apo është shqyer nga pëlhura, ju mund të vendosni një shirit ngjitës që përdoret në kirurgji, me material tekstili ngjyrë lëkure.

Shirita të tillë ngjitës përdoren për të lidhur fashat dhe materiale tjera në sektorin e kujdesit shëndetësor, ndërsa në barnatore kërkoni ngjitës të tillë me material të qëndrueshëm dhe të papërshkueshëm nga uji e që nuk absorbohet shpejtë.

Lexoni edhe këtë:   5 mënyra si të vishni sytjena me dantelë dhe të dukeni si një femër plot stil!

Kur shiriti zbehet dhe humbet ngjitjen apo bie nga sytjenat, merrni një copë të re dhe krijoni mbrojtje nga dhimbja dhe sikleti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button