10 gjëra të përditshme që e bëjnë imazhin tuaj të shëmtuar!

Në botën moderne, numri i mazheve të dizajnuara dhe rekomanduara nga dizajnerë dhe stilistë të ndryshëm, po rritet me shpejtësi gjithnjë e më shumë. Ndokush mund të befasohet me përzierjen e stileve të ndryshme apo imazheve aspak të përshtatshme. Megjithatë, kurrë nuk duhet t’i neglizhoni rregullat e sigurisë – madje edhe në një garderobë bazë, transmeton Femra.net.

Bright Side ka përgatitur një listë të veshjeve të përditshme që nganjëherë fshehin truket e vërteta në vetvete.

  1. Këpucë të sheshta me një kostum biznesi

Këpucët e sheshta i bëjnë këmbët tuaja të duken si dy shtylla të gjera dhe aspak tërheqëse, por disi të plota. Sidomos nëse i kombinoni me ndonjë kostum biznesi, do të dukeni shumë e papërshtatshme dhe aspak me hijeshi. Në këtë rast, është më mirë të preferoni take paksa të larta që të dukeni më elegante.

Këmishë e gjatë mbi xhinse

Një këmishë apo body i ngushtë mbi xhinse e bën pamjen tuaj më të gjatë nga sipër belit. Andaj, mund të kombinoni me një këmishë nën xhinse, që të balansoni siluetën tuaj, ose nëse nuk është ky stili juaj, atëherë është më mirë të preferoni stilet e lirshme.

Çantë voluminoze për evente

Një çantë e tillë është një gjë thelbësore dhe univerzale. Jo vetëm që mund ta përshtatni me një stil rastësor, por edhe me një stil biznesi. Megjithatë, nëse bëheni gati për të shkuar në një restorant apo në ndonjë aheng, është më mirë të zgjedhni modele më kompakte. Në këto raste zgjedhja e një çante të tillë është e papërshtatshme.

Çizme deri në kyçin e këmbës me një fund të shkurtër

Çizmet e tilla rrallëherë që kombinohen me funde. Ky lloj vizualisht i shkurton këmbët dhe shkakton një efekt të padëshiruar. Alternativa më e mirë është përzgjedhja e këpucëve të sheshta apo çizme të gjata dimri.

Veshje të lirshme në të njejtën kohë

Veshjet e lirshme fshehin formën trupore dhe nuk është mirë të bëni kombinime të tilla edhe lart edhe poshtë. Nëse përzgjedhni një bluzë të gjerë, atëherë kombinojeni me një fund të ngushtë, e jo të jenë rrobat e lirshme edhe në pjesën e sipërme edhe në atë të poshtme.

  1. Geta me pantallona të shkurta

Pantallonat e shkurtra tradicionalisht konsiderohen si një element i veshjes verore që nuk ka nevojë për ndonjë shtesë. Është mirë t’i vishni në sezonin e duhur e jo të krijoni imazhe të çuditshme duke i kombinuar me geta apo triko të trasha.

Fund në formë tulipani

Ky lloj modeli është i sigurtë për figurën trupore me bel të ulët. Modeli i fundit me bel të lartë duket mirë vetëm nëse qëndroni drejtë. Kur jeni në lëvizje, krijohet iluzioni i një barku të fryerë, edhe nëse nuk e keni të tillë. Nëse keni dyshime në zgjedhjen e stilit të duhur, qëndroni te klasikja, duke marrë parasysh formën tuaj trupore.

Këpucë më të mëdha

Këpucët e mëdha duken pa shije. Është më mirë të blini këpucë në pjesën e hershme të ditës, sepse këmbët mund të lodhen dhe fryhen në fund të ditës. Andaj investoni në madhësinë e duhur të këmbëve për këpucët tuaja.

Rrollkë në fyt

Duhet të jeni shumë të kujdesshme me këtë lloj veshje sepse qafa juaj mund të duket më e shkurtër dhe figura juaj trupore mund të ngjasojë si një katror. Nuk duhet të mënjanoni rrobat me kopsa të hapura si dhe mund të theksoni akoma më shumë pamjen tuaj me ndonjë shall apo shami sipas dëshirës.

Xhinse që nuk përshtaten si duhet

Xhinset kanë tendencë të shtrihen dhe të bëhen të lirshme. Prandaj, nëse i provoni xhinset për herë të parë dhe janë paksa të lirshme, ekziston rreziku që me kohë të lirohen edhe më shumë si dhe të dukeni paformë. Andaj, zgjedhni xhinse të ngushta dhe mbajeni formën e duhur trupore./femra.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button