Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Banorja 18-të vjeçare e Manastirit K.J e humbi jetën, ndërsa bashkudhëtarja M.K.O është transferuar në Klinikën Spitalore të Manastirit pas aksidentit të rëndë të sotëm të komunikacionit që ndodhi në aksin rrugor rajonal Manastir-Prilep.

Lelftaria Milenovska, zëdhënëse e SPB-Manastir informon se aksidenti ka ndodhur sot paradite në orën 11:25 në afërsi të fshatit Topollçani kur një automjet motorik për udhëtim me targa të Manastirit “Fiat Brava” ka dalë nga rruga.

Për shkak aksidentit, komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep-Manastir pranë fshatit Topollçan prej orës 11:30 riorientohet nëpër rrugën e vjetër, informon LAMM. Në aksin Manastir-Prilep, megjithatë, komunikacioni zhvillohet në një korsi. Hollësitë për aksidentin nuk janë kumtua. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button