Anulohen zgjedhjet në Kurdistanin Irakian

Asnjë nga partitë politike në Kurdistanin Irakian nuk ka propozuar kandidatë, për shkak të së cilës zgjedhjet për president dhe për Parlamentin rajonal do të anulohen, kumtoi komisioni zgjedhor i Kurdistanit.

Zgjedhjet është dashur të mbahen më 1 nëntor, ndërsa afati për parashtrim të listave të kandidatëve është vendosur javën e kaluar, ndërsa pastaj i vazhduar për deri më sot.

Kurdistani i Irakut përballet me krizë të sigurisë pas referendumit për pavarësi dhe ofensivës së armatës irakiane, e cila bën presion në kufirin e këtij rajoni. Kurdët irakianë janë edhe politikisht të ndarë, mes fraksionit, i cili angazhohet për pavarësi nga Iraku dhe politikanë, të cilët konsiderojnë se rajoni duhet të arrijë kompromis me autoritetet në Irak si dhe me Iranin fqinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button