fbpx

E dini sa shitet një gjysmë litri vaj ulliri nga një pemë 1800-vjeçare?

Një gjysmë litri vaj ulliri prodhuar nga një pemë 1800-vjeçare është shitur për 22 mijë lira turke (6046 dollarë) në qytetin e lashtë të Teos, në Izmir, Turqinë Perëndimore.

Şah Tuğrul, blerësja, deklaroi se kishte për qëllim të vlerësonte dhe të mbronte pemët e lashta dhe ullinjtë e zonës, transmeton revista “Class“.

Në ankand, 137 litra vaj u shitën për 49.200 lira, të cilat janë nxjerrë nga më shumë se 200 pemë ulliri të Seferihisar, që janë më të vjetra se 500-vjeçare.

Vaji është prodhuar duke përdorur metodat tradicionale, sipas një deklarate të lëshuar nga bashkia e Seferihisar.

Rajoni turk i Egjeut ka një histori të gjatë të kultivimit të ullirit dhe eksportit të vajit të ullirit në Spanjë, Itali, Arabinë Saudite dhe SHBA. Ky eksport ka ardhur çdo vit në rritje duke zgjuar interesin e shumë vendeve në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button