fbpx

Në “hetim” edhe syzet e Saimir Tahirit, pas këtyre fotove zbulohet çmimi marramendës

Ditët e fundit, hetimi i Saimir Tahirit ka përfshirë të gjithë opinion publik dhe pothuaj çdo detaj që zbulohet nga “dosja”, duket sikur shton të dhënat komprometuese për ish-ministrin e Brendshëm.

Në morinë e lajmeve për Tahirin gjatë këtyre ditëve, ka dalë edhe një denoncim i ish-Kryeministrit Berisha, se edhe syzet e ish-ministrit të Brendshëm ishin blerë nga Habilajt.

Lapsi.al ka siguruar disa foto të Tahirit në Komisionin e Mandateve ditën e shtunë, që tregojnë se ish-ministri mban një palë syze që në të vërtetë janë shumë të kushtueshme.

Dallohet qartë se shkrimi i gdhendur në syzet e Tahirit është Maybach Manifactur, një prej markave më të shtrenjta në prodhimin e syzeve. Nëse bëni një kërkim të thjeshtë në faqen e internetit të kompanisë Maybach, do shikoni se çmimi i tyre është 10 mijë e 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme parash për ish-ministrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button