Kryemadhi: Edi Rama, sulm të paprecedent drejtësisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot pas deklaratave të Edi Ramës në grupin e PS për Saimir Tahirin.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se kryeministri bëri një sulm të paprecedentë ndaj drejtësisë. Ajo u shpreh se me qëndrimin e fundit, Edi Rama provoi se është kundër reformës dhe ka frikë nga drejtësia.

Deklarata e plotë e kryemadhit në Facebook:

“I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin. Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqiperisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij.

Sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës.

Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit.

Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë.

Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çeshtje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button