Mbi 1,5 milion qytetar të Maqedonisë shfrytëzojnë internetin

Në Maqedoni interneti përdoret nga 1.503.000 njerëz ose 72, 2 për qind e popullsisë, ndërsa 1 milion njerëz kanë llogarinë e tyre në rrjetin social “Facebook”. Tregojnë të dhënat një ueb-faqe të specializuar.

Nga vendet e rajonit interneti më së shumti shfrytëzohet në Slloveni ( 75, 5 për qind) dhe në Krocai ( 74, 4 për qind). Nën Maqedoninë radhiten Mali i Zi (69,9 për qind), Bosnja dhe Hercegovina ( 69,9 për qind), Greqia (69,1 për qind), Serbia (69,1 për qind), Shqipëria (66,4 për qind) dhe Bullgaria (59,8 përqind).

Në Evropë internetin e përdorin 659,6 milion njerëz ndërsa në “Facebook” janë të kyçur 343,2 milion njerëz. Rrjeti global online më shumti shfrytëzohet në Island dhe Norvegji ndërsa më pak në Ukrainë.

Ndërkohë sipas “Internet World Stat” në botë ka 3,88 miliard përdorues të internetit ose 51,7 për qind nga e gjithë popullsia e botës ndërsa 1,7 milirad njerëz kanë profile në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button