Rrugëtimi që duhet ndryshuar

Në betejat e mëdha të kohës isha vetë… në rrugëtimin e madh të ndryshimeve po ashtu isha vetë, kështu do të kishte thënë secili nga ne që u harrua nga shokët “udhëheqës”. Mandje, do të kishim shkuar edhe më tej, për të thënë se ku ju mbeti fytyra shokëve…  Në fund të fundit çfarë ngjyrime mbajnë shokët e mi nuk më intereson dhe nuk dua të di. Vetëm një gjë e kam kuptuar, ata, shokët gjatë këtij rrugëtimi kishin interesin personal, duke menduar se kanë zbritur nga qielli se ne të tjerët duhet pasuar dhe përkrahur deri në fund.

Ata që gjatë kohë qëndrojnë para pasqyrës dhe të vetëpëlqyer mendojnë se janë dikushi… E në fakt, ata mbeten vetëm viktima të procesit që vazhdon… Jo rastësisht them viktimë, ngase humbin çdo vlerë njerëzore dhe jeta merrë kuptim tjetër. Të të bërit njëher engjëll e herë satan edhe kjo nuk ka kuptim, ashtu siç nuk ka kuptim vendosjen pran njëri tjetrit gjysmëhënën dhe kryqin… në vend të ezanit (thirrjes për namaz) nga minarja të jehonë këmbana! Dhe njerëzit do të hutohen, si dhe me siguri përnjëherë të habitur do të pyesin: për kë bien këmbanat?

Për të kuptuar se në çfar halli janë, për të kuptuar realitetin e kanë mundësin që të largohen nga pasqyra… dhe sa më shumë që largohen aq më të vogël e shohin veten… e nëse kjo arrinë largësin e madhe do e humbin veten, nuk do shohin gjë nga pasqyra, besoj se do mësojnë diçka nga kjo largësi. Kjo pra është krijesa njeri, me trup të brisht dhe për një çast mund të humbet. Për fat të keq kemi vënë re se ata bëjnë lëshime të mëdha. Ende mendojn  se janë “shpëtimtar” të shoqërisë e në fakt, ata shkelin mbi parimet morale.

Goditjet pas shpine nuk janë veprime që duhet mburje, ata janë veprime të frikacakëve dhe atyre që janë të zhitur në errësirën e interesit, përfitimit personal. Çdo herë kam menduar se shokët hapin veshët dhe dëgjojnë se ndoshta dikush flet për shokun, që kur ta takoje ti thotë kam dëgjuar për një magësi që duhesh ta largosh nga vetja, mirëpo ne kishim në krah ata që nuk kanë vesh për mirësi po kanë gojë të mbushur plot me helm. Besimi tek njerëzit e gabuar kushton. Menduam se mbjellim fryt me pemë të shijshme, por druri na u bë me gjemba, kurse frytat dolën të egra. Nga e gjthë kjo, me siguri do të qëndroj në rrugën e nisur më herët, do eci krylartë jo nga mendjemadhësia po nga ajo që kam bë, që kam punuar, që asnjë njeri nuk kam manipuluar, vjedhur apo mashtruar. Duhet të them se rezervat e mia nuk kanë shumë forcë, nuk parashikoj asnjë alternativë që mund të ju ndihmoje në vend të këtij rrugëtimi që kanë marrë. Gjithashtu, duhet të them se edhe përpjekje mund të vazhdojnë shumë, pa fund, për të ndryshuar metodat e afrimit, nga e vjetra në të rejën… edhe nëse bëjnë shumë punë, nuk do ti përshëndes me entuziazëm. Edhe atëherë do mendoj se fshihet një satan në punën e tyre…

Kategorit nuk janë më ato të dikurshmet. Jam plotësisht në favor të mirësisë, të drejtës dhe  mençuris për të shkelur aty ku është humbur njerëzia, aty ku është përdhosur çdo vlerë morale.

Pra, si mendoni më ka mbet vetëm të hesht, të shiqoj anash çfarë bëjnë dhe t’i nënshtrohem fatit???

Pasi u hoq maska do mbeten duar bosh, çdo gjë do ju ik nga dora… do të ik edhe unë, por ju këshilloj sëpaku mbani diçka nga njerëzia nëse ju ka mbet diçka!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim shume i bukur dhe mire i qelluar.
    Fatkeqsisht, si te gjitha shkrimet tjera qe trajtojne dekadencen e shoqerise dhe shiptarizmes, pa fakte konkrete, edhe ate jo qe autori nuk ka guxim per t’i thene, por thjesht, ngase sanksionet rrokesin ne dere. Kjo ne praktiken e jeteses tek ne, d.m.th. ndeshkim i dyfishte nga ato te cilte na sollen ne kete derexhe. Madje edhe me keq, tanime kur e pagujame nderin dhe respektin per ta, madje edhe ‘servilosjen’ qe beri cdo individ ne shoqerine e shendruar ne shoqeri servile ‘sui generis’, po paguajen femijet tane, krijesat e pafajshme te drejtat e te cileve tanime ka kohe qe jane privatizuar nga ato emra qe ju i nderuar, une dhe ne te tjeret, nuk guxojme t’i permendim, sepse e paguajme pesfishin! Ky eshte realiteti i hidhur i servilosjes ne kete vend. Fatkeqesi eshte, derisa nuk ndeshkohen te gjithe ‘marimangat e medha’, pa ndeshkim pra deprivligjim nga gjithe ajo qe kane vjedhur, privilegjet e pozitave q embajne ato dhe femijet dhe dostat e tyre, se bashku me tere kliken, duhet ndeshkuar dhe xhveshur nga tere ato qe kane pa merita, nuk ka drejtesi. Fatkeqisht duhet vazhduar te jetohet. ZOTI NA NDIHMOFTE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button