KQZ: 43,82% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e sotme lokale, kanë votuar 809.637 qytetarë, apo 43,82% e votuesve me të drejtë vote.

Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së, ka thënë se në bazë të dhënave nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat janë mbyll me kohë dhe pa ndonjë incident, transmeton Telegrafi.

Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë.

Daka me tutje ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet dhe kulturën e lartë demokratike të treguar sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button