fbpx

Digjet në tërësi shkolla fillore në Novo Sellë

Shkollën fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë 2 e kaploi zjarri sot gjatë pasdites, njofton zëdhënësi i SPB-së, Marjan Josifovski.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri, mirëpo ai dogji shkollën në tërësi duke shkaktuar dëme edhe në një makinë që ishte parkuar në afërsi të objektit shkollor, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i shkollës rreth orës 13:45 ka lajmëruar policinë për zjarrin që ka kapluar çatinë e shkollës, dhe menjëherë është dërguar njësia e zjarrfikësve për të shuar zjarrin, të cilin kanë arritur ta mbajnë nën kontroll pasi që më ishte djegur objekti.

Në këtë shkollë mësojnë gjithsej 217 nxënës në 13 paralele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button