Shkëndija shkëputet nga Vardari

Java e 11-të e Ligës së Parë të Maqedonisë është mbyllur me një rezultat befasues, ku Pobeda e ka mindur me rezultat minimal kampionin aktual Vardarin 1:0. Ky rezultat i ka shkuar për shtati skuadrës së Shkëndijës e cila në Tetovë e ka fituar Shkupin me rezultat 4:1.

Një pikë me vlerë ka marrë edhe Renova në Kratovë ku ka luajtur me Sileksin pa u prekur rrjetat.

Skuadra e Rabotniçkit ka arkëtuar tri pikë me vlerë duke e mundur Pelisterin 2:0, ndërsa ndeshja “Skopje” – Akademija Pandev përfundoi pa fitues 1:1.

Kampionati vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së 12-të. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button