Gruaja sjell në jetë fëmijën e parë pas 18 aborteve (F0T0)

Për 48-vjeçaren britanike Lauren Warneford dhe bashkëshortin e saj 55-vjeçar Mark, dëshira për t´u bërë prindër ka qenë një dëshirë e përbashkët që në fillesat e para të marrëdhënies së tyre, ndonëse fati u tregua ‘i pafat’ me ta për shumë vite, njofton RTV 21.

Edhe pse kishte abortuar 18 herë dhe kishte shpenzuar shifrën e çmendur 80 mijë paund për fertilizimin in vitro, i cili rezultoi i pasuksesshëm, Lauren nuk e humbi kurrë shpresën se një ditë do të kishte fëmijën e saj dhe vendosi sërish të provonte, por pa asnjë rezultat derisa mjeku specialist zbuloi pse shtatzënitë e saj përfundonin shumë herët. Gruaja u diagnostikua me “killer cells” (qelizat vrasëse) që shkatërronin fetusin në javën e 14-të të shtatzënisë.

Gjithsesi ajo nuk u dorëzua dhe vendosi t’i nënshtrohej dhurimit të embrionit në Çeki në vitin 2015. Pas plot 18 vjetësh përpjekje, solli në jetë djalin e saj dhe e përlotur tregon se ajo dhe Mark janë më të lumturit në botë dhe se asgjë nuk ka vlerë përpara thesarit të tyre, William.

Burimi ”Mirror.co.uk”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button