Maqedoni, interesim i madh për vaksinën kundër gripit

Interesim i madh i qytetarëve për vaksinim kundër gripit sezonal. 30.000 dozat e vaksinave që janë shpërndarë në mbarë territorin e vendit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, po harxhohen shpejtë si pasojë e interesimit të lartë të qytetarëve për të pranuar të njejtën. Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup thonë se vetëm në këtë qendër brenda tre ditësh janë dhënë mbi 2000 vaksina, derisa njoftojnë se shërbimet e kësaj Qendre për shkka të interesit të madhë do të punojnë edhe gjatë ditës së nesërme, pavarësisht se është festë shtetërore, njofton Alsat M.

“Ne besojmë se dozat që i kemi 5000 do të jenë të mjaftueshme për Qytetin e Shkupit. 0:40 Meqë kemi numër të madh sot të pacientëve me crast i kemi hapur edhe 2-3 zyra tjera që të vaksinojmë persona, dhe meqenëse ka mungesë të kuadrit në këtë Qendër për shëndet publik por megjithatë ne i mbulojmë nuk pushojmë aspak. Edhe ditën e hënë që është festë shtetërore do të ketë ekip kujdestar nga ora 8:00 deri në ora 14:00”, u shpreh Lulzime Bajrami, Epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup.

Edhe nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se këtë vit kanë marrë numër më të madh të dozave të vaksinave për shkak interesimit të lartë të qytetarëve.

“Këtë vit, Qendra për Shëndet Publik në Tetovë siguroi 2400 vaksina numër ky i cili është më i madh në krahasim me vitin e kaluar, sepse interesimi i qytetarëve për pranimin e saj ka qenë i madh. Kjo vaksinë jepet pikërisht në këtë periudhë të vitit sepse sezoni i gripit fillon nga janari, shkurti dhe marsi, dhe preferohet që në fillim të nëntorit popullata të vaksinohet me qëllim që imuniteti të forcohet dhe të mos e kaplojë viroza e gripit”,  tha Zvonko Davidoviq, Mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

Vaksina kundër gripit rekomandohet për të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat që kanë kontakte me grupe të mëdha njerëzish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button