Shinxo Abe me shumicë absolute në zgjedhjet në Japoni

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Japoni tregojnë se Partia liberal-demokratike e kryeministrit Shinxo Abe do të arrijë fitore bindëse, njoftuan mediat japoneze.

Pritet që Abe dhe partneri i saj i koalicionit, partia budiste Komeito, të fitojnë mbi 300 vende nga gjithsej 465 në parlamentin nacional të Japonisë.

Partia e sapoformuar majtiste kushtetuese demokratike pritet të fitojë mes 44 dhe 67 vende, ndërsa partia konservatore e prefektit të Tokios, Juriko Koike është afër prapa Partisë Demokratike Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button