Zgjedhje presidenciale në Slloveni

Sllovenët sot votojnë në zgjedhjet presidenciale në të cilat social-demokrati Borut Pahor shpreson në fitore që në rrethin e parë. Pahor ka epërsi të konsiderueshme në sondazhet para prefektit të Kamnikut, aktori Marjan Sharec dhe Romana Tomc nga partia konservatore SDS.

Në prag të zgjedhjeve, Pahor u përball me kritikë të fuqishme nga mentori i tij i dikurshëm politik Milan Kuçan, i cili e kauzoi Pahor se e ka devalvuar rolin e presidentit me mosangazhimin e tij. Kuçan veçanërisht e akuzoi Pahor se e ka heshtur skandalin me pastrimin e parave iranieane në NLB bankën.

Rreth 1,7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Pahor ishte kryeministër i Sllovenisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, kur për herë të parë u zgjedh për president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button