Shkalla e papunësisë në Kinë nën 4 për qind

Shkalla e papunësisë në Kinë ka mbetur nën 4 për qind, kumtoi Ministria kineze e Punës, e cila informoi se 10,97 milionë vende pune janë hapur nga janari deri në shtator të këtij viti dhe se papunësia është në 3,95 për qind.

Ministri i Punës Jin Veimin deklaroi se, edhe pse numrat janë në pajtim me projeksionet, Kinës i janë të nevojshme nga 15 milionë vende të reja të punës, duke e pasur parasysh se çdo vit nga 8 milionë persona hyjnë në tregun e punës vetëm nga fakultetet.

“Shkalla e ulët e papunësisë të cilën e arritëm është kryesisht rezultat i ekonomisë së re të internetit dhe sipërmarrësisë, dhe është realizuar edhe krahas ngadalësimit të përgjithshëm të ekonomisë”, deklaroi Jin.

Numrat janë publikuar gjatë kongresit pesëvjeçar të Partisë qeveritare komuniste. Kryeministri Li Keçiang deklaroi se Kina ka hapur mbi 13 milionë vende të reja të punës në qytetet në vitin 2016 dhe se qëllimi i saj është ta mbajë shkallën e papunësisë nën 4,5 për qind.

Megjithatë, qendrat globale analiste shpesh herë shprehin dyshim në të dhënat statistikore të publikuara nga Qeveria kineze, duke konsideruar se autoritetet e numërojnë vetëm papunësinë në qytetet dhe se e injorojnë numrin e madh të punonjësve migrantë të cilët zhvendosen nga rajoni në rajon, në varësi nga politikat infrastrukturore qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button