fbpx

Shkup, ekspozitë “Brishtësi” nga Shqipe Mehmeti

Në kornizat e programit të këtij viti, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të prezantojë ekspozitën e grafistes së re Shqipe Mehmeti, e cila do të mbahet me datë  24.10.2017 (e martë) në qendrën multimediale Malla Stanica, në orën 20.00.

Në ekspozitën e saj do të prezantohen rreth 30 lista grafike të cilat Mehmeti i ka përpunuar gjatë viteve të fundit, ndërsa tema e ekspozitës është gruaja dhe brishtësia e saj, si dhe fuqia e saj nga ana tjetër. Ekspozita titullohet “Brishtësi” dhe përfshin grafika të teknikave të shumëllojshme me gjilpëre të thatë, teknikë të kombinuar, etj.

Kuratorja e projektit është Ana Frangovska ndërsa vetë projekti do të prezantohet në Malla Stanica më 2 nëntor të vitit 2017.

ekspozitë “Brishtësi” nga Shqipe Mehmeti (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button