fbpx

Trump do të lejojë qasjen për “dokumentet sekrete” mbi Kennedy-n

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump paralajmëroi se do të hapë për opinionin dhjetëra mijëra “dokumente sekrete” lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Johna F. Kennedy, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ligjit për dokumente lidhur me atentatin ndaj Kennedy në vitin 1992, organet kompetente janë të obliguara që në afat prej 25 viteve t’i shpalos miliona dokumente, ndërsa bëhet fjalë për dokumente të FBI-së dhe CIA-s. Ky afat skadon më 26 tetor të këtij viti.

Arkivi kombëtar amerikan deri tani ka shpalosur një numër të madh të dokumenteve lidhur me Kennedy-n, por disa informacione brenda dosjeve janë të qasshme vetëm me leje të presidentit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button