SHBA-të: Çlirimi i Rakës shënon “fillimin e një faze të re”

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, përgëzoi të premten popullin sirian dhe Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çlirimin e qytetit të Rakës nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Tillerson tha se SHBA-të janë krenare që udhëheqin koalicionin global 73 anëtarësh në luftën kundër DEASH-it, që është shkatërruar në Irak dhe Siri.

“Akoma kemi shumë punë por çlirimi i Rakës është një e arritur e madhe në luftën globale kundër ISIS-it (DEASH)”, tha Tillerson.

Ai shtoi se lufta kundër DEASH-it nuk do të përfundojë me çlirimin e Rakës dhe se e njëjta do të vazhdojë derisa të gjithë sirianët të jenë çliruar.

SHBA-të kanë përkrahur disa grupe të milicive arabë që luftojnë nën ombrellën e FDS-së, përfshirë edhe PKK/PYD-në të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron si degë të organizatës terroriste PKK, e cila lufton shtetin turk.

Çlirimi i Rakës krijon një situatë në të cilën SHBA dhe Rusia do të detyrohen të bashkëpunojnë në Siri, atje ku regjimi i Bashar al-Asadit gëzon mbështetjen e Moskës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button