Protesta masovike në Barcelonë pas paralajmërimit për marrjen e autonomisë katalanase

Në kryeqytetin katalanas, Barcelonë po zhvillohen protesta masovike pas paralajmërimit të sotëm të kryeministrit spanjoll, Marijano Rahoj se Qeveria e Madridit është duke filluar procedurë për suspendimin e autonomisë katalanase, transmeton MIA.

Mijëra persona me flamuj katalanas dolën në rrugë, kryebashkiakja e Barcelonës, Ana Çollau vlerësoi se hapi i Madridit është goditje ndaj të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve.

Ndaj reagimit u bashkua edhe Zhosep Maria Bartomeu, kryetar i klubit fubtollistik të Barcelonës, i cili tha se klubi i jep mbështetje absolute institucioneve demokratike të Katalonjës.

Madje edhe Partia socialiste katalanase, e cila e kundërshton pavarësinë e Katalonjës, tha se nuk mund të pranojë zbatim rigoroz të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, i cili lejon që autoritetet në Madrid t’i suspendojnë të drejtat autonome të rajoneve spanjolle.

Kryeministri spanjoll Rahoj sot kërkoi që të mbahen zgjedhje të reja në Katalonjë, në të cilat do të ndërrohet udhëheqësia aktuale e Katalonjës e kryesuar nga kryetari i Qeverisë rajonale, Karles Puxhdemon, të cilin Madridi e akuzon se nuk e ka bërë asnjë hap për pajtim apo kompromis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button