Bexheti: Shtylla kryesore e shoqërisë është rinia

Shtylla kryesore e shoqërisë është rinia. Rina është e ardhmja, rinia ishte ajo që e bëri fitoren e madhe në Saraj, bashkërisht do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në të ardhmen bashkë, porositi sot kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në takimin me Forumin Rinor të Sarajit duke e falënderuar atë për angazhimin e treguar dhe për fitoren e thellë që BDI e arriti në Saraj me 15 tetor, transmeton MIA.

Ai i inkurajoi, të rinjtë që të vazhdojnë, siç thotë, edhe me dinamikë më të madhe për me 29 tetor, gjegjësisht në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Bexheti, theksoi se shtylla kryesore e shoqërisë është rinia, duke shtuar se BDI gjatë gjithë kohës e ka mbështetur rininë.

“Rininë e mbështet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e mbështet Komuna e Sarajit. Ju rini jeni e ardhmja. Ju, rinia ishit ata që ne bëmë fitoren e madhe në Saraj dhe bashkërisht do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në të ardhmen, bashkë. Në programin zgjedhor, hapësirë të madh i është dhënë aktiviteteve rinore, arsimore, kulturore dhe sportive. Një nga ato projekte është është edhe rikonstruimi i Qendrës rekreative Saraj, një hapësirë për rekreim dhe sport. Parku ofron edhe një hapësirë për pushime familjare, gjatë uikendeve” , u shpreh Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button