Jëlldërëm: Turqia nuk do të lejojë krijim të shtetit “artificial” kurd

Kryeministri i Turqisë, Binalli Jëlldërëm deklaroi sot se kriza në veri të Irakut paraqet çështje në interes të sigurisë nacionale të Turqisë. Jëlldërëm nënvizoi se Turqia nuk do të pranojë çfarë do ndryshimi të gjendjes së status-kuosë në rajon, duke aluduar se Turqia do të kundërshtojë në shkëputjen e Kurdistanit irakian nga Iraku.

“Është ngritur iniciativë për formimin e shtetit të ri, artificial. Një gjë e tillë nuk do të lejohet sepse kjo e rrezikon sigurinë nacionale të Turqisë”, deklaroi Jëlldërëm.

Në ndërkohë, agjencia e lajmeve Anadollu lajmëroi se më shumë se 150 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë janë vrarë në përleshjet me njësitet kurde në kufirin e Kurdistanit irakian. Disa luftëtarë kurdë gjithashtu janë vrarë në luftimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button