Sherr masiv në Zvicër, 3 shqiptarë të plagosur

Një sherr masiv me pjesëmarrjen e dhjetë personave ka ndodhur sot herët në mëngjes në Lugano të Zvicrës dhe ka përfunduar me katër të plagosur me armë të ftohta.

Tre prej të plagosurve janë shtetas shqiptarë, dy 27-vjeçarë e një 23-vjeçar, rezidentë në Itali, dhe një 22-vjeçar zviceran.

Të gjithë kanë përfunduar në spital, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sherri ka ndodhur në orën 3:30, jashtë një lokali, për arsye që ende nuk dihen.

Në një moment gjatë sherrit, një person ende i paidentifikuar, ka nxjerrë thikën, duke plagosur të tjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button