Biblioteka e Tetovës shumë libra, pak hapësira

Shtypi ditor i bibliotekës së Tetovës i lindur që nga viti 1945, edhe më tej vazhdon të ruhet të hapësirë të papërshtatshme dhe të shkatërrohet dita ditës, si pasojë e mungesës së hapësirës për radhitje dhe mirëmbajtje, njofton Alsat-m. Edhe përkundër kërkesave të shumta drejtuar Ministrisë së Kulturës në 15 vitet e fundit, problemi akoma vazhdon të injorohet.

Pikërisht për mungesë hapësire, biblioteka e Tetovës nuk ka ekspozuar akoma as librat e përkthyer sipas një projekti të Qeverisë. Hulumtuesit shkencor, ankohen se nevoja për këto materiale është tejet e madhe, ndërkohë që mundësia për t’i hulumtuar është shumë e ulët. Profesori Nebi Dervishi, ka punuar për gati një muaj në këtë hapësirë, por shprehet se, është vështirë të gjesh materialin e nevojshëm në libra që nuk janë të radhitura.

Biblioteka e Tetovës, pas asaj universitare të Shkupit, dhe të Manastirit, është më e madhja në Maqedoni me numër lexuesish dhe fond librash. Megjithatë biblioteka e Shkupit dhe e Manastirit funksionojnë në hapësira prej mbi 10 000 metra katror, ndërsa biblioteka e Tetovës, rreth 150 000 tituj i ka të radhitura në vetëm 200 metra katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button